Pse rriten leukocitet ?

0
loading...

Pse rriten leukocitet ?


Shkaktarët e mundshëm të numrit të leukociteve, të cilat nuk kanë lidhje me sëmundjet:

– Niveli i rruazave të bardha të gjakut mund të ngrihet pas racionit; prandaj gjaku merret kur e keni të zbrazët;

– Mundimi fizik gjithashtu shkakton ngritje të leukociteve, prandaj gjaku merret në mëngjes, pas pushimit. Madje rekomandohet që nëse keni ngjitur shkallët, para se të jepni gjakun të pushoni së paku 15 – 20 minuta, në mënyrë që niveli i matur i leukociteve të jetë i vlefshëm;

dhe ekstrem i temperaturës shkaktojnë ngritje të leukociteve;

– Te femrat rruazat e bardha të gjakut shfaqen në numër të shtuar para menstruacioneve, si edhe në fund të shtatzënisë dhe gjatë lindjes;

– Numri i leukociteve mund të varet nga gjendja shpirtërore (humori), ushqimi, cilësia e gjumit…

Leukocitet e ngritura dhe sëmundjet

Kur në maten më shumë se 8.000 leukocite në një milimetër kub, mjekët këtë tashmë e konsiderojnë alarm i cili tregon që diçka po ndodh në organizëm, përkatësisht që leukocitet shumohen në mënyrë që të luftojnë me ndonjë sëmundje, transmeton Telegrafi. Pra mund të jetë akut, përflakje, ose edhe helmim me , barna…

Në këto gjendje mund të tregohet nivel i ngritur i rruazave të bardha të gjakut:

– infeksione virusale, bakteriologjike apo kërpudhore (pneumonia, pezmatimi i bajameve, hematoksia, meningjiti, pezmatimi i zorrës qorre, i thati i qelbëzuar, poliartriti…);

– helmimi, gjakrrjedhja, artriti; – rrjedha postoperative, sulmi në zemër, pneumonia;

– sëmundjet e veshkave dhe shpretkës;

– anemia akute dhe kronike;

– kanceri në zhvillim e sipër.

Nëse trupi prodhon midis 20 dhe 500 mijë leukocite, është më se e sigurt që fjala është për ndonjë sëmundje të gjakut, tuberkulozi, tumori agresiv…

Kur numri kalon 50.000, rruazat e bardha të gjakut shpesh na tregojnë leukeminë.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.