0

Pse vonohen periodat ?

Pse vonohet cikli menstrual ?

Pse vonohen menstruacionet ?

Stresi: Një ndër shenjat që paralajmërojnë ardhjen e ciklit është stresi, por ai mund të jetë po ashtu shkak për vonesën e tij. Ndryshimet në stilin e jetesës dhe përjetimi i ngjarjeve të vështira emocionale rrisin nivelin e kortizolit në trup, ky i fundit ndikon në sekretimin e estrogjenit dhe progresteronit. Ndryshimi i niveleve të këtyre dy hormoneve sjell vonesën e menstruacioneve.

Ndryshimet drastike të peshës: Humbja e kilogramëve në mënyrë të shpejtë shoqërohet me ndryshime hormonale, të cilat ndikojnë në vonesën e ciklit ose fluksin dhe kohëzgjatjen e tij.

Çrregullimet e të ushqyerit: Çrregullimet e të ushqyerit si bulimia ose anoreksia ndikojnë në vonesën e ciklit, pasi këto gjendje të rënda shëndetësore sjellin çrregullime të dy hormoneve kryesore që kontrollojnë periodat: estrogjeni dhe progresteroni.

Mosha: Ekzistojnë dy periudha në jetën e femrave që karakterizohet me menstruacione jo të rregullta: 1. Puberteti dhe 2. Perimenopauza dhe menopauza. Këto dy faza karakteriozhen nga cikël menstrual i paparashikuar shoqërohet me vonesë disa ditore deri në disa mujore dhe thatësi vaginale.
Gjendje të caktuara shëndetësore: Problematikat e mëposhtme shëndetësore : sindromi i vezoreve policistike, endometrioza dhe problemet me gjëndrën tiroide shkaktojnë vonesë të menstruacioneve ose ndryshime në kohëzgjatjen e tyre.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment