Sa duhet të eci që ta mbaj diabetin në kontroll?

0

Sa duhet të eci që ta mbaj diabetin në kontroll?

ka efekt fantastik në mbajtjen nën kontroll të diabetit tip 2.

Rekomandohet që të ecni 30 minuta në ditë gjatë së paku 5 ditëve të javës.

Koha më e mirë për të ecur është 30 minuta pas bukës. Rekomandohet edhe ecja e mëngjesit, sepse evitohet pjesa e ditës kur insulina e ka nivelin më të lartë (sidomos te personat me diabet tip 1).

Pini një gotë ujë një orë para ecjes dhe pastaj pini nga një gotë ujë çdo 20 minuta kur ecni.

Për ta rritur mundësinë që të ecni më shumë dhe që ta shtoni aktivitetin fizik:

🔸️parkoni veturën më larg se vendi ku jeni nisur (dyqan, punë apo shtëpi)

🔸️ për distanca jo të mëdha mos e merrni veturën, por ecni

🔸️ sa më shpesh ngjituni shkallëve dhe mos e përdorni ashensorin

🔸️ kur jeni në punë, çdo orë ngituni nga karriga dhe ecni (edhe shtrirja e muskujve dhe disa hapa ecje kanë efekt)

🔸️ ecni pasi ta hani drekën

🔸️ konsideroni ecjen një aktivitet të rregullt dhe lidhni me diçka që ju jep kënaqësi psh ecja në një rrugë të këndshme apo në një park të bukur.

Për kontroll endokrinologjik te Dr. Rreze Serhati Morina caktoni termin në:

☎️ 045 725 725
☎️ 049 66 77 22 (ky numër edhe në viber)
📍 Ulpiana D9,

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.