0

Ekspertët e mjekësisë këshillojnë njerëzit që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm gjatë urinimit. Sipas numri i herëve që ti urinon brenda ditës është një tregues shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj.

Sa shpesh duhet të urinoni dhe më e rëndësishmja: A keni nevojë të shqetësoheni nëse jeni duke urinuar shumë shpesh (ose shumë pak)?

Ajo që konsiderohet “normale” mund të ndryshojë nga personi në person. Por, mesatarisht njerëzit shkojnë në tualet rreth gjashtë deri në shtatë herë në ditë.

Se sa shpesh shkoni tualet lidhet me një sërë faktorësh të ndryshëm, siç është marrja e lëngjeve – mesatarisht duhet të konsumojmë deri në 6 gota ujë – sa madhësia e fshikëzës tuaj. Për shembull nëse keni një fshikëz më të vogël, ju duhet të urinoni më shpesh sesa dikush me një fshikëz më të madhe.

Çështja është sa shumë kafeinë merrni – kafeina është deuritike, që do të thotë ju bën të urinoni më shpesh. Prija e duhanit është gjithashtu njëri nga faktorët, pasi ai mund të irritojë fshikëzën. Lëngjet me përbërje të madhe të sheqerit si dhe konsumi i madh i kripës mund t’ju bëjë që të urinoni më shpesh, thonë ekspertët.

E kundërta mund të ndodhë kur të rritet niveli i aktivitetit dhe djersiteni më shumë. Pra, nëse ju jeni djersitur më shumë dhe jeni duke urinuar më pak, kjo ndodhë sepse jeni duke nxjerrë jashtë ujin në mënyra të tjera.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment