0

Depresioni është shumë i zakonshëm; në të vërtetë është një nga problemet më të zakonshme të shëndetit mendor. Një në katër ose pesë individë do të përjetojë depresion në një fazë të jetës së tij. Rreth 20 milionë qytetarë evropianë vuajnë nga depresioni çdo vit (OBSH, 2008). Barra e depresionit është e madhe: prek rreth një në katër gra dhe një në tetë burra gjatë jetës së tyre. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 6.2% e fëmijëve dhe adoleshentëve në moshën 9 deri në 17 vjeç vuajnë nga depresioni, gjë që është më e zakonshme te femrat.

loading...

Depresioni mund të prekë këdo. Burrat dhe gratë e çdo grup-moshe, niveli arsimor dhe statusi social dhe ekonomik vuajnë nga depresioni. Depresioni shpesh përsëritet pas një episodi të parë, dhe mund të bëhet kronik nëse nuk diagnostikohet dhe nuk trajtohet. Tek paraadoleshentët, megjithëse 10- 15% e fëmijëve duken depresivë, vetëm 2% janë të diagnostikueshëm si depresivë sipas kritereve te DSM V.

Ka një rritje të dukshme të crregullimit depresiv te adoleshentët. Ka një diferencë të vogël në përqindjen e humorit depresiv dhe crregullimit depresiv midis paraadoleshentëve djem dhe vajza, por në moshën e adoleshencës vajzat në krahasim me djemtë janë depresive në raportin 2 me 1. Arsyet për këtë mund të gjenden në diferencat hormonale ose psikologjike.

Pyetje të ngjashme
loading...
Asked question