Sa kohë shkon derisa të ngelësh shtatzënë?

0
loading...

Sa kohë shkon derisa të ngelësh shtatzënë?

Kjo në fakt është një pyetje pa përgjigje, sepse realisht nuk e din askush saktë këtë gjë. Por dimë të ju tregojmë se sa gjatë ju shkon zakonisht çifteve për të ngjizë një bebe dhe madje edhe se si të përkujdeseni për t’a përshpejtuar procesin.

Shumica e çifteve arrijnë me sukses të ngelin shtatzënë brenda tre muaj tentimesh. Për ty kjo kohë mund të zgjas edhe më shumë ndoshta nëse ke shprehi që nuk janë shumë të dobishme për shtatzaninë si pirja e duhanit, nëse je në një moshë më të shtyrë apo nëse ke ndonjë problem shëndetësor që e rëndon fertilitetin.

Nga gjithë çiftet që dëshirojnë një bebe :

30 përqind ngelin shtatzënë menjëher (brenda po të njejtit muaj)
60 përqind brenda tre muajsh (pas tre ciklesh)
80 përqind brenda gjashtë muajsh (6 cikle)
85 përqind të çifteve ju shkon deri në një vjet (12 cikle)
91 përqind të çifteve duhet të presin deri në tre vjet (36 cikle)
93 deri në 95 përqind deri në katër vite ( deri në 48 cikle)
Nëse ka tashmë një vit që po tenton të ngelësh shtatzënë dhe kjo nuk po ndodh do të ju këshillonim të konsultoheni me mjekun tuaj. Është më e mençur nga ana juaj nëse nuk humbasni kohë të çmueshme, po që se fshehet tek ju ndonjë gjendje shëndetësore e cila do të kërkonte të trajtohet për një kohë më të gjatë.

Nëse je mbi 35 vjeçe, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për një vlerësim fertiliteti edhe pas vetëm gjashtë muajve mos-suksesi për të ngelur shtatzënë.

Asked question
Add a Comment
Write your answer.