Si bëhet diagnostifikimi i Morbus Crohn?

0

Si bëhet diagnostifikimi i Morbus Crohn?

Për diagnostifikimin e sëmundjes së Crohn-it duhet të veprohet si më poshtë:
vitale: zakonisht janë normale, por takikardia mund të
haset te pacientët me anemi ose te dehidrimi, por mund të jetë edhe
lodhja kronike.
Gastrointestinale: mund të ndryshojnë nga normale në ato të
abdomenit akut, vlerësimi i tonusit të sfinkterit rektal, trashja
jonormale e mukozës rektale, prania e hematohezisë.
Urogjenitale: përfshijnë ndryshimet e ngjyrës së lëkurës,
fistulizimet, ulcerat, absceset, gungëzimet në regjionin perianal,
nefrolitiaza, hidronefroza, fistula enterovesikale.
Muskuloskeletale: artralgjia dhe artriti, sidomos i nyjeve të mëdha.
Dermatologjike: zbehje e lëkurës shfaqje e ikterit, aftet
zakonisht në mukozën e gojës, ulcerat mukokutane, eritema nodoze
pioderma gangrenoza te më të rënda.
Oftalmologjike: vërehet episkleriti por është i mundur edhe uveitis.
Vonesa në rritje dhe zhvillim: shpejtësia e rritjes së shtatit
është më e ulur, puberteti i vonuar e poashtu edhe zhvillimi i
karakteristikave sekondare seksuale.
Hematologjike: gjendje e hiperkoagulopatisë.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.