0

Diagnoza e fruthit bazohet në pasqyrën klinike, analizat laboratorike dhe në testet serogjike. Shpesh sëmundja diagnostikohet në bazë të pasyrës klinike e cila është shumë karakteristike për fruthin, si ekspozimi ndaj fruthit, simptomat katarale (kollitje, skuqje e konjunktivave, njolla e Koplikut) që zgjasin 3-4 ditë, paraqitja e ekzantemës makulopapoloze me përhapje kranialokaudale (nga lart e poshtë trupit), janë shenja të sigurta për sëmundjen e fruthit.

loading...

Nga ekzaminimet laboratorike duhet përmendur se zakonisht kemi leukopeni (zvogëlim i rruazave të bardha të gjakut). Diagnoza serologike bëhet me testin Eliza, pastaj reaksionin e inhibimit të hemaglutinimit, por mund të bëhet edhe me testin e neutralizimit.

Pyetje të ngjashme
loading...
Asked question