Si bëhet trajtimi i Alopecia areata?

0

Kortikosteroidet janë barna të cilat ulin ënjtjen dhe dhimbjen. Ato po ashtu ndikojnë në sistemin imun. Kortikosteroidet mund të jepen në tre mënyra për trajtimin e alopecia areata:
injektohen në lëkurë
pihen në formë të tabletave
Të aplikohen në lëkurë si kremra ose pomada.

të cilat vendosen në lëkurë si kremra ose losione, janë:

Minoksidil (5%)
Anthralin
Dybutil esteri i acidit kuadratik dhe difenilcikloproneoni.

të cilat ndikojnë në sistemin imun, ku përfshihen:

Sulfasalazina
Ciklosporina

Fotokemoterapia: Në rastin e fotokemoterapisë, personit i jepet një ilaç i quajtur psoralen, që ndryshohet nga drita. Ilaçi mund të gëlltitet ose të aplikohet në lëkurë. Sapo bari të pihet ose aplikohet, zona ku ka rënie të flokëve ekspozohet në burime të dritës ultravjollce. Ky quhet PUVA (Psoralen-UVA).

Terapitë alternative, po ashtu mund të përdoren nga disa njerëz për trajtimin e alopecia areata. Këto alternativa janë akupunktura, aromo-terapia, vaji i aguliçes, suplementët me përmbajtje zinku ose vitamina, dhe kineze. Meqë shumë prej terapive alternative nuk janë studiuar në eksperimentet klinike, ato mund të ndihmojnë ose të mos ndihmojnë flokët të rikthehen. Në të vërtetë, disa mund të shkaktojnë edhe më shumë rënie të flokëve. Bisedoni me mjekun tuaj para se të filloni një terapi alternative.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.