Si duhet të përgatiten femrat për menopauzën?

188 viewsMenopauza
0
loading...

Menopauza është një stad i rëndësishëm në jetën e femrës. Për disa mund të jetë një periudhë e vështirë e pasur me probleme fizike dhe emocionale. Për disa të tjera ajo është një periudhë rilindje. Jo më kot shumë femra përjetojnë një rritje të aktivitetit fizik në menopauzë që quhet ndryshe edhe zelli i menopauzës.

Disa nga masat që rekomandohen janë si më poshtë:

Mos pini duhan.
Të keni një dietë të shëndetshme: me pak yndyrna, me shumë fibra, me shumë fruta, perime dhe të pasura në minerale dhe vitamina.
Sigurohuni që të merrni sa duhet calcium dhe vitamin D – përmes dietës ose përmes medikamenteve që mund të përshkruajë mjeku.
Mbajtja e peshës trupore brenda normës.
Të kryeni aktivitet fizik të vazhdueshëm.
Konsumi i sa më shumë likideve.
Konsumi i pijeve të ftohta kur shfaqet një afsh i nxehtë.
Përdorni veshje të lirshme në mënyrë që lëkura të respirojë normalisht.
Të përdoren lubrifikantë vaginalë ose krem vaginal / vullvar me përmbajtje estrogjenësh.
Kontrolle rutinë që përfshijnë: pap-test, ekografi gjinekologjike, mamografi dhe ekografi mamare.

No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.