Si klasifikohen lidhëzat ?

0
loading...

Si klasifikohen lidhëzat ?

Lidhëzat klasifikohen sipas tre kategorive të mëdha:

  • Sipas prejardhjes
  1. Lidhëza të parme – nuk vijnë nga ndonjë fjalë tjetër. Të tilla janë: apo, as, e, edhe, dhe, në, o, ose, po, por.
  2. Lidhëza jo të parme – janë gjithë pjesa e mbetur e lidhëzave të cilat ndahen në:

2.1. Lidhëza të formuara me bashkim (konversion) nga pjesë të ndryshme të ligjëratës. (Psh:. Prej përemrave: që, sa, se. Prej ndajfoljeve: ku, kur, nga, tek, etj).

2.2. Lidhëza të përngjitura: posa, sesa, teksa, qëkurse, meqë, ndërsa, etj.

2.3. Shprehje lidhëzore: në qoftë se, me qëllim që, edhe pse, jo vetëm që, etj.

  • Sipas strukturës morfologjike lidhëzat mund të jenë fjalë të thjeshta, të përbëra, të përngjitura.
  1. Lidhëzat e thjeshta përbëhen vetëm prej një morfeme: apo, as, dhe, por, etj.
  2. Lidhëzat e përngjitura janë formuar nga përngjitja ndërmjet dy apo më shumë fjalëve të veçanta: derisa, porsa, kurse, megjithëse, etj.
  3. Shprehje lidhëzore përbëhen prej dy a më shumë fjalësh që, së bashku kryejnë funksionin e një lidhëze: në qoftë se, me qëllim që, edhe pse, qoftë…qoftë, etj.
  • Sipas funksionit që kryejnë në një fjali (funskioni sintaksor)
  1. Lidhëza bashkërënditëse të cilat shprehin një ose disa raportë barazie mes gjymtyrësh ose fjalish, të cilat ruajnë karakterin e tyre të pavarur. Këto lloje lidhëzash klasifikohën në: Lidhëza këpujore (as, dhe, edhe), veçuese (a, apo, a), kundërshtore (kurse, megjithatë, mirëpo), përmbyllëse (andaj, ndaj, pra), të shkallëzimit (jo që…po, jo vetëm(që)…por as).
  2. Lidhëza nënrenditëse të cilat shprehin një ose disa raporte varesie mes gjymtyresh fjalish ose fjalish, karakteri kryesor I te cilit është varësia e njërës anë ndaj tjetrës. Këto lloj lidhëzash klasifikohen në: lidhëza ftilluese (se, që, në), vendore (ku, tek, nga), kohore (kur, sa, si, tek), shkakore (se, sepse, pasi, derisa), qëllimore (që, me qëllim që, në mënyrë që), krahasore-mënyrore (sa, se, si, sesa), kushtore (në, po, nëse), rrjedhimore (kështu që, sa, saqë), lejore (megjithëse, megjithëqë, ndonëse), kundërshtore (nëse, në qoftë se, ne vend që).
Pyetje të ngjashme
No tags for this post.

Related posts

Changed status to publish
Write your answer.