0

Sapo të arrini në qendrën endoskopike infermierja ose doktori do t’ju shpjegojë për procedurën dhe do t’u përgjigjet gjithë pyetjeve që mund të keni. Gjithashtu do t’u kërkohet të firmosni një konsensus.

Pas kësaj do fillojë përgatitja juaj për procedurën. Do t’ju vendoset një vigon në venë për të bërë sedacionin (gjumëdhënien venoze), si dhe për të administruar lëngje dhe medikamente venoze.

Gjithashtu do të monitoroheni për shenjat jetësore që janë tensioni arterial, oksigjenimi në gjak dhe pulsi.

Menjëherë sapo të përgjumeni, do fillojë procedura me anë të një endoskopi të veçantë që futet nga goja ose rectumi (sipas nevojës).

Për shkak të sedacionit ju nuk do ndjeni dhimbje, por mund të keni një ndjenjë të vogël mosrehatie.

Doktori do të shohë nga brenda me kujdes traktin tuaj tretës në një monitor televizori dhe imazhet me ultratinguj në një monitor tjetër.

Procedura mund të zgjasë rreth 30-90 minuta, kjo në varësi të nevojës për procedura të tjera si për shembull procedura e aspirimit me age (FNA).

Pas procedurës do të jeni gati të ecni dhe të ushqeheni pas 2 orësh.

Pasi t’ju ketë dalë efekti i sedacionit doktori do t’ju sqarojë për rezultatet. Më vonë jeni të lirë të largoheni të shoqëruar nga një familjar. Ditën pas ekzaminimit lejohen vakte të lehta dhe lëngje. Do të keni fryrje të lehtë të barkut për shkak te ekzaminimit, por mos u shqetësoni sepse kalon shpejt.

Mund të ndjeni dhimbje të lehta fyti të cilat mund të kalojnë pas përdorimit të gargarave me ujë dhe kripë. Në qoftë se keni dhimbje të forta, të vjella të pastra apo me përmbajtje gjaku, ethe dhe temperaturë duhet të kontaktoni menjëherë doktorin ose të paraqiteni në qendrën shëndetësore.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment