Si mund të parandalohet Osteoporoza?

0

Pas moshës 20 vjeç, hollimi i kockave është një proces i cili nuk mund të ndalet plotësisht, prandaj ndërgjegjësimi për osteoporozën duhet të fillojë që në moshë të re.
Mënyra më e mirë për të parandaluar dobësimin e kockave është fillimi i aktivitetit fizik dhe ushqyerja e shëndetshme që në fëmijëri, dhe ruajtja e këtyre zakoneve dhe në moshë të rritur.
Kryerja e ushtrimeve të rregullta fizike luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe mbajtjen e masës kockore. janë individuale, por përgjithësisht shumica e njerëzve kanë nevojë për 30-40 minuta aktivitet fizik, 3 deri 4 herë në javë.

Marrja e kalciumit në sasi të mjaftueshme-sasia e kalciumit që duhet të konsumojmë ndryshon në stade të ndryshme të jetës. Kërkesat për janë të larta në vitet e adoleshencës. Me kalimin e moshës aftësia e trupit për të përthithur ulet. e pasura me janë: qumështi e produktet e tij, perimet jeshile si brokoli, lakra jeshile, disa fruta si portokalli, kajsia, fiqtë e thatë, peshku i konservuar, sardelet, arrat, , drithërat, lëngjet e frutave, etj.

është gjithashtu esencilale për përthithjen e kalciumit. Ekspozimi për 15 minuta në ditë në diell i duarve, i krahëve dhe i fytyrës, është zakonisht i mjaftueshëm për prodhimin e vitaminës D për shumicën e njerëzve. mund të sigurohet edhe nëpërmjet ushqimeve dhe suplementeve. Ushqime të pasura me vitaminë D janë vaji i peshkut, veza, mëlçia, drithërat, etj.
Ndjekja e një të shëndetshëm jetese është pjesë e kujdesit për të shëndetshme.

Mënjanimi i duhanpirjes, pirja e moderuar e alkoolit dhe mbajtja e peshës trupore brenda kufijve të normës, janë disa faktorë të rëndësishëm. dhe kripa mund të rrisin humbjen e kalciumit nga trupi, prandaj nuk duhet të merren në sasi të tepërta. duhet gjithashtu të merret në sasi të moderuar. Megjithëse nuk ka të dhëna bindëse që tregojnë se pijet e gazuara joalkoolike (p.sh. pijet cola) dobësojnë kockat, nuk duhet tepruar me to.

Ndërgjegjësimi për faktorët e rrezikut. Çdo njeri duhet të jetë i vetëdijshëm për çdo faktor personal që mund të ndikojë në shëndetin e kockave, dhe duhet të konsultohet me mjekun nëse është në rrezik.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.