0

Antacidet mund të zvogëlojnë efektet laksative të magnezit. Njerëzit që marrin magnez si një laksativ, duhet të marrin doza më të larta nëse e marrin me antacidë.

Marrja e magnezit së bashku me disa antibiotikë, mund të zvogëlojë efektivitetin e tyre (antibiotikët kinolone, aminoglikozide, tetraciklina). Për të shmangur këtë ndërveprim, duhet të merrni këta antibiotikë të paktën 2 orë para ose 4 deri në 6 orë pas marrjes së shtesave të magnezit.

Marrja e magnezit së bashku me bisfosfatet, digoksinen, gabapentinen, mund të ulë efektivitetin e këtyre barnave. Për të shmangur këtë ndërveprim, merrni këto barnactë paktën dy orë para, ose 4 deri 6 orë pas marrjes së magnezit.

Marrja e magnezit me barna për diabet (glimepiridi, gliklazidi) mund të rrisin absorbimin e këtyre barnave në organizëm, gjë që qon në ulje të sheqerit në gjak.

Disa barna për shtypje të lartë të gjakut (nifedipina, amlodipina, verapamili, diltiazemi) funksionojnë duke bllokuar hyrjen kalciumit në qeliza. Këto barna quhen bllokues të kanalit të kalciumit. Magnezi gjithashtu mund të bllokojë hyrjen e kalciumit në qeliza. Marrja e magnezit me këto barna mund të qoj që ulje të skajshme të shtypjes së gjakut.

Marrja e magnezit bashkë me barna antikuaguluese (aspirina, klopidogreli, fraxiparina, warfarina etj) mund të ngadalësojë koagulimin e gjakut dhe rrit mundësinë për gjakderdhje.

Marrja e magnezit me diuretikë (spironolakton), mund të qojë më rritje të sasisë së magnezit në organizëm.

Andaj, saherë të kërkoni këtë mineral, patjetër të konsultoheni me mjekun dhe farmacistin për barnat shtesë që merrni, në mënyrë që të evitohen ndërveprimet që mund të jenë mjaft të rrezikshme për shëndetin tuaj!

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment