Si parandalohet formimi i hemorroideve?

0
loading...

Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qëllim të lehtësojë simptomat, por janë të rëndësishme masat parandaluese për formimin e tyre.

Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve do të kërkojë jashtëqitjen normale (pa kapsllëk), e cila arrihet me një dietë të pasur me fibra dhe lëngje. Me anë të kësaj diete arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë duke mënjanuar shtërzimet në defekim dhe uljen e presionit të venave të anusit. Ngrënia e sasisë së duhur të fibrave ushqimore dhe pirja e 6 deri në 8 gota lëng (pa alkool) rezultojnë në jashtëqitje të butë e të formuar, e cila bën të lehtë zbrazjen e zorrës.

Fibrat ushqimore merren nëpërmjet konsumit të frutave, perimeve dhe miellit me përmbajtje krundesh. Mjeku mund t’ju rekomandojë të merrni edhe fibra suplementare si për shmebull produkte farmaceutike.

Aktiviteti fizik ku përfshihet të ecurit, si dhe rritja e sasisë së fibrave dhe lëngjeve në dietë janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mospërsëritjen e hemorroideve.

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.