WordPress database error: [Duplicate entry '0' for key 'id']
INSERT INTO wp_related_post_stats ( id, from_id, to_id, date ) VALUES ( 0, 41644, 41644, '2020-12-01' )

Si përhapet Fruthi ?

0
loading...

Fruthi është sëmundje vetëm e njerëzve. Burim i nfeksionit është njeriu i sëmurë, i cili e mban virusinmukozën e rrugëve të frymarrjes, ndërsa infekcioziteti më i madh është në javën e parë, në stadin katarral të sëmundjes. Në stadin e ekzantemës, infekcioziteti është i vogël për shkak të sasisë së vogël të virusit në rrugët respiratore. Dy ditë pas paraqitjes së ekzantemës, i sëmuri nuk është më infekcioz.

Përhapja e virusit bëhet përmes rrugës frymarrjes dhe konjuktivës, përmes spërklave të ajrit në kontakt të drejtpërdrejt me të sëmurin. Pasi që virusi i morbillit është shumë i ndieshëm në ambientin e jashtëm ku qëndron vetëm 10 minuta, përhapja e sëmundjes nga personi i tretë (mënyra indirekte) bëhet në raste të rralla në çerdhe dhe institucione ku ka shumë persona. Kështu që, gjatë kohës së paraqitjes së sëmundjes duhet që dhoma e të sëmurit të ajroset sa më shumë.

Sëmundja më shumë përhapet në qytete ku ka karakter endemik për shkak të kontakteve më të shpeshta në mes njerëzve dha paraqitet në sezonin dimër- pranverë. Të porsalindurit deri në moshën 6 mujore, nuk sëmuren nga fruthi në qoftë se nëna e fëmiut e ka kaluar sëmundjen ose është vaksinuar, sepse antitrupat barten në formë pasive me rrugë transplacentare nga nëna te fryti. Nëse nëna nuk është imune mund të sëmuren nga fruthi edhe të porsalindurit.

Kosovë vaksinimi i obliguar kundër fruthit ka filluar në vitin 1971, i cili e ka përmirësuar shumë gjendjen epidemike me këtë sëmundje, por përkundër kësaj, Kosova, ka pasur një shkallë më të lartë të vdekshmërisë nga kjo sëmundje në krahasim me vendet e rajonit.

Pyetje të ngjashme
No tags for this post.

Related posts

Asked question
Write your answer.