Si të dallohet kokëdhembja “Cluster” ?

0

Gjërat që duhet t’i dini nëse vuani nga migrenaKokSI TË DALLOHET KOKËDHEMBJA “CLUSTER”?

Shkruan: Dr.Blerim Myftiu

Manifestohet me dhembje të fortë dhe gjithmonë të njëanshme, të lokalizuar përreth syrit, në ballë apo mbi laprën e veshit dhe zgjatë 15-180 minuta. Mund të përsëritet disa herë brenda ditës apo të paraqitet nga një herë përditë apo çdo të dytën/tretën ditë. Sulmet shoqërohen me ndryshime në po atë gjysmë të fytyrës, të cilat i atribuohen sistemit autonom parasimpatik: lotim, skuqje sysh, dhe rrjedhje hundësh, djersitje balli dhe fytyre, ngushtim të bebëzës së syrit, rënie të kapakut të sipërm të tij me/pa ënjtje.

Kjo kokëdhembje mund të jetë episodike – kur sulmet mund të zgjasin edhe deri në një vit, por ka intervale pa dhembje që zgjasin më tepër se 1 muaj. Kur këto intervale pa dhembje zgjasin më pak se një muaj, atëherë flasim për formën kronike. preken 3-4 herë më tepër se femrat dhe paraqitet zakonisht para moshës 40-vjeçe.

e kësaj kokëdhembjeje janë shumë karakteristike dhe mjafton që pacienti të dëgjohet me vëmendje në mënyrë që me të dëgjuar të diagnostikohet. i saj, po ashtu, është karakteristik, ngaqë inhalimi i vëllimit të lartë të oksigjenit (deri në 10 litra/minutë) përmes maskës, është shumë i dobishëm për ndërprerjen e sulmit episodik. Veç kësaj, analgjetikët e lartpërmendur dhe triptanët paraqesin opsione të tjera për ndërprerjen e sulmit. Bllokuesit e kanaleve të kalciumit, veçanërishtverapamili, nënkuptojnë opsionin e parë dhe më efektiv të profilaksës. përdorimit të tyre, konsultimi i kardiologut është i domosdoshëm. Në ditët e para të trajtimit, dhënia e dozës së lartë të kortikosteroidëve me reduktim të ngadalshëm është dëshmuar se sjellë dobi. Litiumi, disa barna antiepileptike dhe bllokuesit e tjerë të kanaleve të kalciumit mbeten opsionet e tjera në rast të mossuksesit të verapamilit.

#cluster #headache #kokedhembje #dhembje #verapamil #autonom #obama #oxygen #oksigjen

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Changed status to publish
Add a Comment
Write your answer.