0

– Shumë pacientë janë të keqinformuar paraprakisht për ekzaminimin e gastroskopisë. E mendojnë si një procedurë të veshtirë dhe kështu që psikologjikisht (?) janë në dilemë për realizimin e saj.

– Në fakt është krejt e kundërta. Procedura është e lehtë, pa dhimbje dhe e padëmshme.

– Është një nga ekzaminimet bazë për të vendosur një diagnozë të sigurtë dhe për tu orientuar në trajtimin e mëtejshëm.

– Pas përfundimit të procedurës së endoskopisë, pacientët mund të largohen nga klinika për në shtëpi pas 30-60 minutash.

– Në qoftë se procedura është kryer me sedacion (qetësues), pacientit do i duhet të qëndrojë në klinikë më gjatë se koha e përshkruar më sipër.

– Pas largimit nga klinika, pacienti nuk mund të drejtojë makinën për 2 orë, nuk mund të punojë në makineri për 2 orë, nuk duhet të konsumojë alkool për 24 orë. Për tu larguar nga klinika, pacienti duhet të jetë i shoqëruar me dikë.

Asked question
Add a Comment