0

Trajtimi i Lijës së Ujit

loading...

Duke pasur parasysh se sëmundjen e lijës e shkaktojnë viruset, antibiotikët nuk kryejnë punë në shërimin e saj. Mjeku juaj do i jap udhëzim fëmijës tuaj për antibiotikë vetëm në rastet kur pikat infektohen nga kruajtjet. Lloji i antibiotikut varet nga mosha e fëmijës tuaj dhe përkeqësimi i sëmundjes.

Disa njerëzve mund tu nevojitet mjekim me anë të ilaçeve antivirale, kjo ndodhë në rastet kur ju:

Keni mbi 12 vjet
Keni sëmundje kronike të lëkurës apo mushkërive.
Jeni duke marrë terapi me steroide.
Jeni shtatzënë.
Në shumicën e rasteve, krejt çka mjeku mund tu ofroj janë sugjerime për të lehtësuar pa rehatinë. Për kruajtjen, mjeku mund t’iu sugjerojë të vendosni një leckë të ftohtë mbi pikat. Kurrsesi mos i fërkoni pikat, pasi që ato mund të shpërthehen. Dushet e ngrohta mund t’iu ndihmojnë gjithashtu. Produktet dhe kremat të cilat përmbajnë tërshërë gjithashtu mund t’i lehtësojnë shumë simptomat tuaja.

Nëse fëmija juaj ka pika edhe në gojë, mundohuni sa më shumë që të mos i shpërtheni ato. Ushqeni fëmijën tuaj me ushqime të ftohta dhe të buta. Ndalimi i fëmijës tuaj që t’i kruaj këto pika është sfidë në vete, prandaj sugjerohet që të vendosni dorëza apo qorape në duart e tyre në mënyrë që kruajtja të mos jetë aq e e ashpër sa kur përdoren thonjtë.

Nëse fëmija juaj ka dhimbje, mund tu jepni atyre ilaçe të cilat veçse i keni në shtëpi kundër dhimbjeve. Mirëpo mos e përdorni kursesi aspirinën. Aspirina mund ta shkaktojë sindromën Reye e cila është përgjegjëse për sëmundje të mëlçisë të cilat mund të qojnë deri te vdekja. Acetaminophnë si tylenoli janë opsione të pranueshme për mjekimin e dhimbjeve të fëmijës suaj.

loading...
Asked question