0

Si trajtohet sëmundja e Crohn-it?

Trajtimi i sëmundjes së Crohn-it duhet të bëhet me dietë të ushqimeve dhe pijeve të caktuara, duke përdorur medikamente
farmakologjike, imunologjike-biologjike, dhe intervenimi kirurgjik. Në
fakt dieta specifike te sëmundja e Crohn-it nuk ka dhe ndryshojnë nga
një person në tjetrin. Megjithatë ushqimi i shëndetshëm kalorik i pasur
me vitamina dhe proteina është mjaft i rëndësishëm për evitimin e
malnutricionit dhe humbjes së peshës. Lloje të caktuara të ushqimeve
mund të shkaktojnë diarre dhe fryerje të barkut, sidomos gjatë fazës
aktive të sëmundjes. Sugjerimet për dietë në periudhen e sëmundjes
përfshijnë: hani shpesh dhe ngapak, pini më shumë ujë (konsumimi i
shpeshtë dhe i pakët gjatë gjithë ditës).
Shmangni ushqimet me përmbajte të lartë të fibrave (krunde,fasule,
arra, kokoshka). Shmangni ushqimet e pasura me yndyrna dhe pikante dhe
me salca të ndryshme (gjalpë, me shumë krem). Shmangni ose ndërpreni
përfundimisht alkoolin, konsumimin e kofeinës. Te pacientët të cilet
është shfaqur bllokimi i zorrëve të holla është mirë të largohen frutat
dhe perimet e papërpunuara. Pacientët që kanë problem me përpunimin e
laktozës preferohet shmangja e produkteve të qumështit. Është e
preferueshme të merren ushqime të pasura me Fe, calcium, vitamin D,
vitamin B 12 per prevenim të anemisë.
Terapia medikamentoze përfshin barnat antidiarreike për
parandalimin e episodeve të barkqitjeve të shpeshta si psh. tab.
Loperamid. Aminosalicilatet janë barnat të cilat kontrollojnë
inflamacionin (sulfasalazine, mesalamina), antibiotikët aplikohen kur
kemi të bëjmë me infeksione tjera përcjellese por nuk ka të dhëna për
efektivitetin e tyre gjatë sëmundjes, kortikosteroidet jepen në fazën
akute të sëmundjes për të luftuar inflamacionin dhe edemat e segmenteve
të prekura. Në rastet e keqësimit të sëmundjes përdoren edhe preparate
imunomodulatore si : Azatioprina ose 6 mercaptopurina, methotrexate.
Anti TNF terapia gjatë fazës aktive dhe fistulizimeve (infliximab,
adalimumab, certozilumab pegol, ustekinumab).
Në rastet kur kemi ngushtim të plotë të lumenit të zorrëve zorrës së trashë (Ileus) vie në konsiderim intervenimi kirurgjik.

Gazeta Shëndeti Asked question
Add a Comment