Si vendoset diagnoza e Autizmit ?

0
loading...

nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjnë prindërit ose ata që kujdesen për fëmijët, është të mësojnë shenjat e hershme të autizmit dhe të familjarizohen me ecurinë tipike të zhvillimit, atë që fëmija duhet të arrijë gradualisht. Më poshtë janë disa nga “shenjat e alarmit”, të cilat mund të sinjalizojnë për rrezikun për praninë e autizmit. Nëse prindërit i vërejnë te fëmija i tyre, duhet të drejtohen te mjeku i familjes apo te pediatri, për një vlerësim të zhvillimit.
Vendosja e diagnozës së autizmit kërkon një vlerësim shumëplanësh dhe përfshin një grup shumë disiplinor, pjesë e të cilit janë pediatri, psikiatri, psikologu, e terapeuti i zhvillimit. Testimi gjenetik mund të jetë po ashtu i rekomandueshëm, sikurse dhe depistimi për sëmundje të tjera mjekësore, si çrregullimet e gjumit, çrregullimet gastrointestinale etj. Vendosja e diagnozës kërkon një vëzhgim të kujdesshëm të sjelljes, vlerësim të zhvillimit të fëmijës në të gjitha aspektet, sikurse dhe kryerjen e intervistave diagnostike me prindërit, si dhe përdorimin e metodave si ADOS (autism diagnostik observational scale) etj. e autizmit vendoset pas vlerësimit klinik të psikiatrit në përputhje me kriteret diagnostike, sipas manualeve diagnostike përkatëse, DSM apo ICD.
Ndonjëherë ndodh që, çrregullimet e spektrit autik të diagnostikohen vonë përgjatë jetës, shpesh prej vështirësive në procesin e të mësuarit, në aspektin social apo emocional. Ashtu sikurse edhe me fëmijët, vendosja e diagnozës për adoleshentët dhe të rriturit ka nevojë për vëzhgim të kujdesshëm dhe intervistë diagnostike prej profesionistëve të specializuar të shëndetit mendor. Shpesh vendosja e një diagnoze të tillë, sjell lehtësim emocional te ata që kanë vuajtur për një kohë të gjatë me vështirësitë sociale dhe të sjelljes, shpesh të pakuptuara dhe adresuara gabim.
Vendosja e diagnozës i jep udhë fillimit të terapisë dhe metodave ndihmuese e mbështetëse, që mund të përmirësojnë funksionimin e individit në ato aspekte që paraqiten të dëmtuara, por edhe në cilësinë e jetës në tërësi.

No tags for this post.

Postime të ngjashme

Asked question
Add a Comment
Write your answer.