Qëllohet për vdekje një 25 vjecar nga policia në Tiranë

loading...


Një gjë e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Laprakës në Tiranë. Një 25-vjecar, pasi s’ iu bind urdhit të policisë që të ndalonte, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një polic.

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, shërbimet e Policisë gjatë patrullimit në udhën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta. Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi s’ i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar. Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri s’ ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.

Duke qenë se udha ka qenë pa ndriçim, polici e ka qëlluar të riun i cili ka humbur jetë në spital.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jetën në spital. Menjëherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia. Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të dukurisë”, thuhet tutje.

Nga ana tjetër, efektivi i policisë, me iniciale N.H, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së dukurisë”, njofton policia

Related posts