Sun. May 22nd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Kuptimi i fjalës Qerre

Çka është Qerre

 

QERRE f.

  1. Mjet për të mbartur zakonisht prodhime bujqësore, lëndë ndërtimi etj., i përbërë nga një shtrat i gjerë me ose pa drurë anash, me dy a me katër rrota druri, që tërhiqet me qe, me buaja me kuaj. Qerre e madhe (e vogël). Qerre me bar (me thasë, me gurë, me rërë, me pleh). Boshti i qerres. Rrotat e qerres. Rrugë qerresh rrugë e pashtruar. Punishtja e qerreve. Hipi në qerre. Zbriti nga qerrja. Ngarkoj (shkarkoj) qerren. Mbreh qetë në qerre.
  2. fig. (përdoret me nyjën joshquese një). Shumicë, numër i madh njerëzish, sendesh etj. Ka një qerre fëmijë. Kishte një qerre punë. Bëri një qerre fjalë me dikë.
  • Shprehje:
  1. E ka qerre me të
    Shkon shumë mirë me dikë, e ka shumë mirë me të, e ka grurë me të.
  2. Shkojnë pas qerres së dikujt (lidhen pas qerres së dikujt, ndjekin pas qerren e dikujt)
    Veprojnë sipas dëshirave a porosive të dikujt; lidhen pas interesave të rrethit a të grupit të dikujt.
  3. Kapardiset si qeni në qerre shih te QEN,~I.
  4. Ka mbetur si qeni në qerre shih te QEN,~I.
  5. Iu thye qerrja në derë (te dera)
    Fitoi diçka papritur, përfitoi rastësisht, pa punë e pa mundim; i vajti e mira në derë.
  6. I erdhi lepuri në qerre dikujt shih te LEPUR,~I.
  7. E zë (e kap) lepurin (dhelprën) me qerre
    Dikush vepron pa u ngutur për të kryer një punë të vështirë, po është i sigurt se ia del mbanë.
  8. I zuri qerrja (rrota, rrasa) bishtin shih te BISHT,~I.
  9. Sa të qajnë qetë, qan qerrja shih te KA,~U.
  10. Qerre dore
    vjet. karrocë dore.
  11. Qerrja e madhe
    astr. Arusha e Madhe.
  12. Qerrja e Vogël
    astr. Arusha e Vogël.