Qeveria Hoti po hakmerret ndaj institucioneve të pavarura


loading...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj në një konferencë për media ka akuzuar qeverinë e Avdullah Hotit se po hakmerret ndaj institucioneve të pavarura të vendit.

Totaj tha se fakti se shkarkimi i Drejtorit të Policisë u bë, akoma pa u mbushur një javë nga arrestimi i nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, lë të kuptohet se është një akt hakmarrës ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.

“Me shkarkimin e djeshëm të tre prej institucioneve më kredibile, sjellja e kësaj qeveria e ka goditur njërën prej të arriturave më të mëdha të Kosovës,  ‘mos hakmarrjen politike’ ndaj institucioneve të pavarura, pavarësisht cila parti ka qenë në pushtet”.

Totaj deklaroi se PDK-ja krenohet në këtë drejtim, pasi s’ ka cënuar kurrë asnjë institucion të Kosovës, pavarësisht të qendrimit për një kohë të gjatë në pushtet.

“PDK-ja kurrë s’ është hakmarrë ndaj policisë apo të drejtësisë, sikurse Qeveria Hoti apo Qeveria Kurti. Kjo qeveri ka goditur pavarësinë e Policisë, ATK-në e të Doganës. Tash e tutje s’ do të kërkohet profesionalizëm, por militanizëm të partisë, për të udhëhequr këto institucione. Është kërcënim i hapur ndaj cdo shërbyesi civil”, tha Totaj.

Ai deklaroi se është për keqardhje se si s’ ka reaguar asnjë ambasadë deri më tani, sidomos ajo Britaneze, që ka qenë e përfshirë në përzgjedhjen e shumë drejtuesve të institucioneve të pavarura, s’ ka reaguar akoma dhe po vazhdon të heshtë.



loading...