Qeveria jolegjitime në vend se t’u prijë qytetarëve, po i fajëson ata

loading...

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, me anë të një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se Qeveria aktuale jo legjitime, siç e ka quajtur ai, është më afër dorëzimit ndaj COVID-19 sesa dorëheqjes nga detyra.

Kryeziu ka shkruar se adresimi ‘qortues dhe kërcënues’ ministrit Zemaj sot, sipas tij, dëshmon mungesën e ndjeshmërisë ndaj komunikimit me qytetarë.

“Kjo qeveri jolegale dhe jolegjitime, në vend se t’i prijë qytetarët e saj ka vendosur t’u kundërvihet atyre duke i fajësuar ata. E pavetëdijshme për përgjegjësitë e saj, e paaftë të ofrojë zgjidhje, dhe e padenjë për të udhëhequr ajo duket më afër dorëzimit ndaj COVID-19 sesa dorëheqjes nga detyra’, ka shkruar Kryeziu në ‘Facebook’.

Ai ka thënë se si asnjëherë më parë, po dëshmohet se legjimiteti i institucioneve është po aq i rëndësishëm sa legaliteti i tyre.

“Ato janë të suksseshme vetëm për aq kohë sa arrijnë të reflektojnë vullnetin dhe aprovimin e qytetarëve”, ka shkruar Kryeziu.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *