Qeverinë Hoti s’ e çel pranvera

loading...

Marrëveshjet e Uashingtonit kanë rezultuar me tensione të mëtejme brenda koalicionit qeverisës të Kosovës, tensione këto të cilat mund të bëjne që ajo të mos e mbijetojë dimrin 

Mosmarrëveshjet e fundit publike mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe mungesa e kandidatit të përbashkët për presidentin e ardhshëm të Kosovës kanë shpërfaqur përçarje serioze në koalicionin qeverisës të Kosovës.

Pas marrëveshjeve të arritura në Uashington, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka insistuar që mospajtimet nga anëtarët e delegacionit të partisë së tij kanë rezultuar me ndryshime tek pika që kishte të bënte me Liqenin e Ujmanit, ndërsa kryeministri, Avdullah Hoti, dhe lideri LDK-së, Isa Mustafa, në mënyrë të drejtpërdrejtë i kanë kundërshtuar këto pretendime.

Njëkohësisht, Haradinaj e ka kundërshtuar edhe mungesën e përfaqësuesve nga partia e tij në Bruksel, ku negociatat midis Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë me lehtësimin e BE, duke deklaruar se “gjërat s’ mund të vazhdojnë më tej kështu”.

Ndërkohë, AAK ka përkrahur publikisht Haradinajn si kandidat për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Sidoqoftë, LDK ka refuzuar ta mbështesë Haradinajn, me nënkryetarin e partisë, Lutfi Hazirin, i cili ka deklaruar se vendimi për presidentin e ardhshëm është në duart e LDK-së.

Pasojat nga këto mosmarrëveshje e bëjnë që data e skadimit të Qeverisë së Kosovës është bukur shumë e përcaktuar. Po qe se LDK pranon kërkesën e AAK-së për ta mbështetur tentimin e Haradinajt për t’u bërë president, atëherë ka shumë të ngjarë që Qeveria të mos mbijetojë përtej, në rastin më të mirë, pranverës së vitit 2021.

Çelësi për jetëgjatësinë e koalicionit qeverisës është në duart e AAK-së dhe, Po qe se mosmarrëveshjet midis LDK-së dhe AAK-së vazhdojnë akoma, atëherë çështja s’ është Po qe se por kur Qeveria do të rrëzohet. AAK madje mund ta ketë në konsideratë faktin se mund të fitojë më shumë nga pazaret në koalicion Po qe se shkakton zgjedhje të reja tani sesa dikur më vonë, duke e vendosur LDK dhe kryeministrin Hoti në pozitë shumë të pasigurt.

Partia e Haradinajt shpesh e ka rindërtuar synimin dhe ndikimin e saj mbi ligjërimin publik duke përvetësuar çështje të spikatura si qëllimet të saja prioritare. Në vitin 2015, ishte mbrojtja e Kullës, Zhlebit dhe Çakorrit si vijë e demarkacionit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Pastaj, në vitin 2018, ishte tarifa e famshme prej 100 përqind për mallrat serbe.

Pretendimet e partisë për mbrojtjen e liqenit të Ujmanit në Uashington përsëri i japin mundësi AAK-në të përdorë këtë strategji, duke e portretizuar veten si partinë më të përkushtuar për të mbrojtur territorin e Kosovës, burimet dhe sovranitetin e saj – kauzë e re për të përqëndruar aktivitetet e partisë.

AAK është e vetëdijshme për ndikimin kritik që ka mbi LDK-në dhe koalicionin qeverisës  dhe për narrativën e re që mund ta përdorë gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë, Vetëvendosje po përballet me dilemën: të vazhdojë t’i mbajë “vijat e saj të kuqe” kundër bashkëpunimit me partitë e tjera të mëdha kosovare që ajo i ka kritikuar si nga themelimi i saj apo të angazhohet me AAK dhe PDK për të shpejtuar rënien e Qeverisë.

Për momentin, është e qartë se Vetëvendosje s’ i ka siguruar 40 nënshkrimet e kërkuara për të filluar mocionin e e saj për votë mosbesimi ndaj Qeverisë në Kuvendin e Kosovës, e lëre më shumicën parlamentare të nevojshme për ta rrëzuar atë.

Sidoqoftë, çarja e mundshme e marrëdhënieve midis LDK-së dhe AAK-së i ofron Vetëvendosjes një mundësi që ta krijojë një momentum për shtimin e mbështetjes së nevojshme politike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Vetëm po të vendos të kapërcejë rubrikonin dhe të përmbyllë një marrëveshje me AAK dhe PDK, Vetëvendosje do të gjindej në një pozicion unik për ta riformuar skenën politike në favor të saj. Pyetja është Po qe se Vetëvendosje do të ishte e gatshme ti plotësonte kërkesat e AAK-së, që nënkupton bashkëpunim politik pas zgjedhjeve apo emërimin e një kandidati të përbashkët për President, në këmbim të mbështetjes së saj.

Çështja tjetër ndërlidhet me të a