QKMF në Gjakovë siguron pasije për laboratorin e Stomatologjisë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në
Komunën e Gjakovës, ka siguruar disa pajisje për Laboratorin e
Stomatologjisë në QKMF, për blerjen e të cilave janë shfrytëzuar mjetet
nga investimet kapitale të kësaj drejtorie.
 

Laboratori është pajisur me makina dhe tavolina të punës, mikromotora,
pajisja e gips sallës me inventar, karrige, dollapë për dosje e të
tjera. Në kuadër të këtij investimi parashihen të vijnë edhe 4 karrige
stomatologjike.
 

Investimi nga ana e DSHMS e kap vlerën e rreth 32,000.00 €, pasi që në
këtë laborator nuk është investuar që 40 vjet, shkruan Insajderi.
 

Ushtruesi i drejtorit të DSHMS-së Ferdinand Kolaj, ka thënë me këtë rast
se kjo drejtori do të vazhdojë me investime të tilla në përmirësimin e
kushteve për qytetaret e Gjakovës.

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *