QKUK kërkon nga qytetaratë të respektojnë terminet në ambulanca specialistike


qkuk 1 e1538993356831

QKUK kërkon nga qytetaratë të respektojnë terminet në ambulanca specialistike

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme për respektim e termimeve të caktuara për kontrolle mjekësore në ambulanca specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një numër i madh i pacientëve është drejtuar sërish në ambulanca, pa termine paraprake, duke mbingarkuar hapësirat e këtyre ambulancave specialistike.

QKUK kërkon, sërish, nga të gjithë qytetarët të ju përmbahen orareve dhe termineve të caktuara për kontrolle në ambulancat specialistike dhe të mos grumbullohen përnjeherë në mëngjes për të marrë shërbimet specialistike. Paraqitja në ambulancat specialistike të bëhet, sipas orareve të përcaktuara më herët.

SHSKUK ka angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat, prandaj asnjë qytetar nuk do të privohet nga e drejta për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore-ambulantore.

56 / 100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!