QKUK lidhur me mungesën e oksigjenit nëpër spitale: Furnizimi po bëhet me kohë

loading...


Ovëve të fundit është raportuar për mungesë oksigjeni në disa spitale të Kosovës, për pacientët që po trajtohen me COVID-19.

Përkundër kërkesave për oksigjen, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës shprehet se furnizimi me oksigjen po bëhet me kohë, anipse numri i pacientëve po rritet.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të spitalizuar, ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave.

Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar shëndetësor në vend” thuhet në njoftim. /familjajone

Related posts