Qofte me Krem Kosi dhe Hudhra – Mrekulli për Shijen


Tradita e kuzhinës shqiptare ofron një larmishmëri recetash e gatimesh speciale, nga ato që tërheqin oreksin me shijen e tyre fantastike.

prej këtyre recetave, qoftet me kosi është ndër gatimet me shijen më të përkryer që lezetosin tryezën kur i përgatit e shërben.

Përgatitja e qofteve dhe recetat e pafundme në kombinimin e tyre me perime nga më të ndryshme a me të grirë, të përgatitura thjeshtë e të shoqëruara me salcë domatesh, arrash e të tjera përbërës janë një mënyrë ideale për të kënaqur gjithë familjen.

u sugjeron më poshtë një recetë tradicionale të përgatitjes së qofteve të shtëpisë me kosi, një kombinim perfekt shijesh e aromash.

Përgatitja e Qofteve me Krem

Përbërësit

Për qoftet

400 gr i grirë

1 kokërr qepë

4-5 thelpinj hudhra

Nenexhik

lugë gjelle

Kripë

Piper

Një vezë

Për kremin

2 kokrra vezë

2 gota me

1 gotë me lëng mishi ose ujë

1 lugë gjelle me miell

1 lugë gjelle me gjalpë

kripë

Përgatitja

Përgatitet e qofteve si zakonisht por në vend të bukës i hidhet pak miell, pastaj hidhen mishi i grirë, veza, qepa, hudhrat, majdanozi, dhe piperi.

Pasi përpunohet brumi, priten disa copëza të vogla për çdo racion.

Në vijim, ju udhëzon që secilës prej copëzave të qofteve t’u jepet një formë sferike e cila s’ duhet të jetë më shumë se një kokërr arrë.

Më pas të gjitha qoftet i kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë.

Pasi janë skuqur të gjitha qoftet, në hedhim miellim dhe e kaurdisim derisa të zverdhet.

Më pas shuhet me lëng mishi ose me ujë në mungesë të tij. largojmë nga zjarri dhe shtojmë në të vezët e rrahura me kosin, u shtohet kripë dhe u hidhet qofteve sipër. Kalohet pak në zjarr derisa kremi të mpikset.

Spërkatet me gjalpë dhe pak hudhër të shtypur dhe shërbehet e ngrohtë e ndarë, në pjatanca dhe me pak të grirë hollë sipër./AgroWeb.org

Postime të ngjashme