Qytetari gjen mjet shpërthyes në Gjakovë


loading...

Dje në Gjakovë është bërë tërheqja e një mjeti shpërthyes.

Policia ka njoftuar se një person ka drejtuar ankesë në Policinë e Kosovës për ta lajmëruar mjetin të cilin e kishte parë derisa ishte duke ecur.

Mjeti sipas policisë është tërhequr pa ndonjë incident.

“Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të dukurisë dhe njësiti për deminim ka bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim të policisë.



loading...