Qytetari përpiqet të heq pengesat në shtegun e çiklizmit me kazmë

loading...

Një qytetar është xhiruar teksa mundohet  të largojë pengesat e vëna në shtegun e çiklizmit me anë të një kazme.

Këto pamje janë publikuar edhe nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në rrjetin Facebook.

Kryetari Ahmeti ka kujtuar se kjo  është vepër penale.

“Pse mor vlla? Çka po të pengon? Goxha ndërmarrje me gjet kazmën e me u mundu me prish diçka. A pe sheh qe je në kamerë tash? A e din që është vepër penale kjo?,” ka shkruar Ahmeti.

Shtegu i çiklizmit është keqpërdorur edhe nga makina të cilat e kanë shfrytëzuar si parkim këtë pjesë.

Komuna ka në plan që të shtrojë rreth 35 km shtigje çiklizmi në Prishtinë dhe përreth.

Pse mor vlla? Çka po të pengon? Goxha ndërmarrje me gjet kazmen e me u mundu me prish diçka. A pe sheh qe je në kamerë tash? A e din që është vepër penale kjo?

Publiée par Shpend A. Ahmeti sur Mercredi 16 septembre 2020



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *