Qytetari publikon faturat, rreth 2 mijë euro shpenzime për shërimin nga COVID-19 në shtëpi (FOTO)

loading...


Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Fisnik Dërguti ka publikuar faturat që ka shpenzuar gjatë shërimit nga COVID-19 në shtëpi.

Ai ka thënë se së bashku me nënën e tij për t’u shëruar nga kjo sëmundje, ka shpenzuar 1,890 euro.

me anë të një postimi në Facebook, Dërguti ka thënë se 1,444,70 euro ka shpenzuar për barna dhe analiza, rreth 400 euro shpenzimet e infermierit dhe 50 euro për aparatin e oksigjenit.

Postimi i plotë:

“Po i bëj publike shpenzimet e shërimit nga COVID 19, kryesisht për dy persona, për mua dhe nënën time,(dhe disa analiza të gruas) jo për tjetër por për t’i treguar pergjegjësve të shtetit sa i kushton një familje sherimi në shtëpi dhe cila është ndihma e shtetit për ata që shërohen në shtëpi?

Po, 50 euro për mua dhe 100 euro për nënën nga Shpend A. Ahmeti, po nga qeveria e Avdullah Hotit? “zero”

Deri sa shpenzimet janë 1.444,70 euro për barna dhe analiza + rreth 400 euro shpenzimet e infermierit, + 50 euro për aparatin e oksigjenit, pra në total rreth 1.890 euro.( ka akoma por s’ i kam ruajtur disa fatura)

A e keni mendu se si mundë t’i mbuloje një familje këto shpenzime?

Kur e bëtë ligjin për rimëkëmbje, a e keni menduar këtë kategori që shërohet në shtepi pasi që spitalet janë plotë?” tha Dërguti në Facebook./Familjajonë

Related posts