Ragmi Mustafa: Vulini ushqen diskurs shqiptarofob, me të si ministër të Brendshëm dëshmohet mungesa e respektit ndaj pakicave

loading...


Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa ka reaguar pasi që kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka vendosur që ministër të brendshëm ta bëjë Aleksandër Vulinin.

Mustafa thotë se një qeveri pro-evropiane s’ mund të jetë, Nëse ministri i policisë krenohet se fyen publikisht pakicat kombëtare dhe ushqen diskurs ksenofob e shqiptarofob.

Ai shkruan se kjo s’ mund të maskohet me ministri për të drejtat e njeriut, minoriteteve dhe dialog shoqëror, pëcjellë Gazeta Blic.

Sipas tij ky lloj i ministrave tregon mungesën e kapaciteteve demokratike të Serbisë.

Propozimin e Vulinit për ministër të brendshëm, Mustafa e sheh si vërtetim i konstatimit të Raportit të Progresit lidhur me mungesën e respektimit të të drejtave të pakicave dhe sistemin “autokrat zgjedhor”.

Ky është postimi i tij i plotë:

Mandatarja për postin e Kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë, znj.Ana Bërnabiq, paska propozuar z.Aleksandër Vulin për ministër të brendshëm.

s’ mund të jetë pro-evropiane një qeveri që ministri i saj i policisë krenohet se fyen publikisht pakicat kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob.

Kjo s’ maskohet e zbukurohet me themelime të ministrive për të drejtat e njeriut, minoritete dhe dialog shoqëror.

Ministrat e tillë vetëm dëshmojnë mungesën e kapaciteteve demokratike të Serbisë institucionale, si parakusht për bashkëpunim dhe avancim të të drejtave të pakicave kombëtare.

Ky propozim për ministër të brendshëm vërteton konstatimin e Raportit të Progresit të BE për Serbinë lidhur me mungesën e respektimit të të drejtave themelore të të drejtave të njeriut e pakicave, shprehjes së lirë dhe sistemit “autokrat zgjedhor”.



Related posts