Rama: Do ta fillojmë vaksinimin brenda janarit

loading...


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po e organizon mbledhjen online me gazetarët për fund të vitit.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Për këtë cështje, kreu i qeverisë u shpreh se janë pranë një marrëveshjeje dhe vaksinimi pritet të fillojë gjatë muajit janar.

Do të ketë përsëri një shifër prej 400 mijë teste të tjera të shpejta për COVID-19. Jemi në përpjekje për vaksinën, më vjen keq që dëgjoj lloj lloj teorish meqë situata e përgjithshme është e njëjtë.

Kompanitë si Pfizer bëjnë marrëveshje që janë të lidhura me shtetet, s’ ka një marrëveshje tani e cila bëhet drejtpërdrejt me kompanitë dhe ti blen sipas asaj që ofron. Jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin që të kalojë ky ngërç, do të fillojmë brenda janarit që në mes të janarit të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin në fillim me mjekët infermierët, më pas mësuesit, policët e me radhë. Jemi shumë pranë një marrëveshje të shkruar, kemi filluar të punojmë si me takimin në drejtorin në ShBA“, tha Rama.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *