Rama: Mjekët dhe infermierët do të kenë shpërblim 1 mijë euro

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me anë të një deklarate në Facebook ka bërë me dije se thirrje se ministres Ogerta Manastirliu i janë përgjigjur mbi 1 mijë mjekë dhe infermierë të cilët kanë dalë vullnetarë për të luftuar koronavirusin. 
Ndërsa në Kosovë Kryeministri Albin Kurti akoma nuk ka marr ndonjë vendim për stimulimin e mjekëve dhe infermierëve dhe kjo është vërtetë shqetësuese sepse janë mjekët dhe infermierët të cilët e rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre dhe në fund nuk marrin asnjë shpërblim. Kurti duhet të ndjekë praktikën e Ramës sa më shpejt që të jetë e mundur.
Rama ka deklaruar se të gjithë vullnetarët do të përfitojnë bonusin prej 1 mijë eurosh.
“Thirrjes së Ogertës për të shërbyer vulnetarisht 497 mjekë dhe 617 infermierë. Të rrëqeth mishin. Mbi 1000 gra e burra janë gati të sakrifikojnë për të shëruar plagë. Të gjithë mjekët dhe infermierët paga e marsit do të jepet me një bonus prej 1000 eurosh do të vazhdojë deri në përfundimin e kësaj lufte. Edhe të gjithë atyre që do të thirren në front. Edhe vullnetarëve. Si pas tërmetit edhe në këtë situatë. Vetëm i shajmë mjekët me lloj lloj komentesh.” tha Rama.

loading...