Rama: Vaksinën kundër COVID-19 e blejmë me çdo çmim

loading...


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se qeveria s’ do të kursehet në blerjen e vaksinës antiCOVID në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht çmimit.

Në konferencën për shtyp Rama kritikoi ashpër pjesëmarrjen në ditëlindjen e një aktori, të presidentit Meta dhe shefes së LSI Kryemadhi.

“Shembull skandaloz presidenti, zonja e parë dhe ceta e tyre. Është e qartë për të gjithë. s’ mund të ketë grumbullime mbi 10 persona. Na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut me ligjin dhe shëndetin e të tjerëve. Na duhet të reduktojmë aktivitetet në 10 veta”.

Pretendimin e opozitës se mësuesit s’ deklarojnë të qënurit pozitiv me covid pasi mund të humbim vendin e punës, kreu i qeverisë e quajti skandaloz dhe lajm të rremë.

“Është absurditet kush thotë se është me kovid humb vendin e punës. Teatër jashtë çdo logjike i Lulzim Bashës me aktorë. Rreth tij vinë si fanatik të partisë. s’ ndodh. Kush mund ta konceptojë se mësuesi humb vend pune kur sëmuret”.

Duke u ndalur në procesin e rindërtimit kryeministri tha se do të ndërtohen 155 objekte arsimorë në 11 bashki me një vlerë investimi 185 milionë dollarë.

ndërsa Evis Kushi ministre e arsimit deklaroi se vitin 2021 paga e mësuesve do të rritet me 15% ndërsa 250 mijë nxënës të klasave të gjashta dhe të shtata do të përfshihen në marrjen e librave falas./TCH

Related posts