Fri. Sep 30th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Oda e Mjekëve të Kosovës

Raportimi i dhunës ndaj mjekëve

OMK: „Nuk guxon të ketë dhunë!“

Oda mjekëve e Kosovës (OMK) mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë parandalimin e çdo forme të sjelljes së dhunshme në shoqëri. Duke pasur parasysh fushën specifike të aktivitetit të saj primar, OMK-ja si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar dhe sanksionuar dhunën ndaj mjekëve i vë në dispozicion të gjithë burimeve të saj profesionale dhe infrastrukturore anëtarëve të saj – viktimave të dhunës të ushtruar gjatë praktikës së tyre mjekësore.
Mjekët të cilët u janë nënshtruar sjelljeve të dhunshme nga pacientët ose palët e treta gjatë ushtrimit detyrës/praktikës mjekësore (psh. shoqëruesit e pacientëve), për këtë mund të informojnë Odën e Mjekëve të Kosovës. Njoftimi mund të bëhet përmes postës elektronike: info@omk-rks.org

Njoftimi duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm:

  • Të dhënat e mjekut i cili ka pësuar sjellje të dhunshme (emri dhe mbiemri, vendi i punës, kopje/scan i letërnjoftimit),
  • Të dhëna për kryerësin e veprës së dhunshme
  • Koha dhe vendi,
  • Përshkrimi i ngjarjes,
  • Dëshmit të cilat i konfirmojn pretendimet e ngjarjes.

Ju mund ta plotësoni formularin për raportimin e sjelljes së dhunshme dhe ta dërgoni në shërbimin kompetent të OMK në adresë: info@omk-rks.org

 

Vërejtje:

Pas marrjes së njoftimit, nëse është fjala për vepër penale e ndjekur sipas detyrës zyrtare, OMK do të paraqesë një kallëzim penal pranë Prokurorisë kompetente Shtetërore.
Nëse është fjala për vepër penale e ndjekur me një padi private ose me një mocion, vepra të cilën mund të paraqes vetë mjeku i dëmtuar.
Oda do të informojë paraqitësin për procedurën që duhet të kryhet në mënyrë që të paraqesë një padi private ose propozim për ndjekje në Prokurorinë e shtetit.
Sjellja e dhunshme do të nënkupton akte që kanë karakteristikat e veprave penale të mëposhtme të sanksionuara  me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KP):

  • Sulmi ( nga Neni 187 i KPRK-së)
  • Lëndim i lehtë trupor (nga Neni 188 i KPRK-së)
  • Lëndime i rëndë trupor (nga Neni 189 i KPRK-së)
  • Shtrëngimi (nga Neni 195 i KPRK-së)
  • Kanosja (nga Neni 185 i KPRK-së – kjo vepër ndiqet me propozim të palës së dëmtuar)
  • Ngacmimi (nga Neni 186 i KPRK-së)
  • Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare (nga Neni 409 i KPRK-së)
  • Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare (nga Neni 410 i KPRK-së)

Formularin e denoncimit penal mund ta gjeni në linkun si në vijim:

Fleteparaqitja për rastet e ushtrimit të dhunës ndaj mjekëve

Të gjitha format e mosmarrëveshjeve lidhur me marrëdhëniet e punës dhe marrëdhëniet juridike ndërmjet punëdhënësve dhe mjekëve – punonjës nuk janë subjekt i kësaj forme të raportimit të dhunës kundër mjekëve! Prandaj, ju lutemi mos i raportoni ato përmes këtij formulari.

Për të gjitha pyetjet shtesë lidhur me mbrojtjen nga sjellja e dhunshme dhe për çdo informacion mbi mënyrën dhe procedurën për paraqitjen e një kallëzimi penal, anëtarët mund të kontaktojnë shërbimin profesional kompetent të OMK-së në e-mail: info@omk-rks.org ose në numrat e telefonit: 038213872 dhe 049872300.

You cannot copy content of this page