Rashiq ngre dyshime për ndarjen e subvencioneve për OJQ-të në Graçanicë; përfitojnë organizatat e afërta me zyrtarët e komunës

loading...


Partia Progresive Demokratike e Nenad Rashiq ka denoncuar dhënien e subvencioneve nga ana e komunës së Graçanicës për disa organizata joqeveritare.

Në një komunikatë, kjo parti ka thënë se se kërkon nga Agjencia Kundër Korrupsionit që ta hetojë Me kusht që këto shpërndarje të subvencioneve janë bërë në përputhje me ligjin.

Bëhet fjalë për një thirrje të lëshuar nga komuna e Graçanicës më 25 nëntor të këtij viti me të cilën bëhej shpërndarja e rreth 285 mijë eurove për organizatat e shoqërisë civile.

Në vendimin e nënshkruar nga kryetari i Asamblesë Komunale të Graçanicës, Lubisha Karaxhiq, figurojnë 14 organizata përfituese me shumë të njëjtë të fondeve prej 20.356 euro secila.

PPD e Rashiqit pretendon se në shumicën e rasteve të përfituesve ka pasur shkelje për procedurave për shkak të konfiktit të interesit dhe nepotizmit.

Së pari, PDS pretendon se njëri nga përfituesit e këtij fondi është OJQ “Qendra për Paqe dhe Tolerancë”, njëri ndër themeluesit e të cilës është kryetari aktual i komunës Srgjan Popoviq. Kjo OJQ ka përfituar shumën prej 20,356 euro nga ky fond.

Srgjan Popoviq është kryetar i komunës i zgjedhur si kandidat i Listës Serbe.

Te përfituesi tjetër, organizata NAZOD, shefi komunal i Kadastrit në Graçanicë, Nebojsha Periq, sipas PPD-së, figuron person kontakti. Edhe kjo OJQ ka fituar shumën e njëjtë prej 20,356 euro.

Në rastin e tretë të denoncuar nga Rashiq është organizata “Efektiva”, përfaqësues i të cilës është zyrtari i komunës së Graçanicës, Slobodan Kostiq

“të gjitha këto të dhëna janë lehtësisht të vërtetueshme meqenëse gjenden në regjistrin e OJQ-ve në Ministrinë e Administratës Publike”, thuhet në komunikatë.

PPD thotë se në mesin e përfituesve janë edhe disa organizata të cilat s’ ekzistojnë në regjistrin e OJQ-ve siç është rasti me “Qendrën për Ndërmjetësim dhe Traditë” si dhe organizatën “SSSS” (një slogan nacionalist serb) përderisa “numri më i madh i organizatave të cilave u janë dhënë mjetet janë tërësisht të panjohura për opinionin”.

“Jemi të brengosur ngase procesi i cili bëhet në emër të ndarjes së fondeve për OJQ për luftën kundër COVID-19 është kryer në mënyrë jotransparente pasi që thirrja publike s’ është shpallur as në media lokale”, thuhet në komunikatën e PPD-së.

“Fakti që për 14 OJQ janë ndarë fonde të barabarta në vlerë prej 20,356 euro për secilën ngjall dyshime se bëhet fjalë për vlerësim joprofesional të projekteve”, thuhet në komunikatë.

“Mendojmë se krahas Agjencisë Kundër Korrupsionit, në këtë rast duhet angazhim urgjent edhe i Prokurorisë e cila duhet ta rishikojë tërësisht procesin e ndarjes së këtyre subvencioneve për këto organizata ndërsa Qeveria e Kosovës duhet ta parandalojë zbatimin e vendimit të Asamblesë Komunale”, thuhet në reagim.

Ndarjen e këtyre fondeve e ka konfirmuar edhe komuna e Graçanicës në komunikatën e lëshuar pas mbledhjes së asamblesë më 26 nëntor.

Komunikata thotë se me propozim të kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, janë ndarë mjetet financiare për zbatimin e projekteve që synojnë parandalimin dhe zbutjen e pasojave të shkaktuara nga koronavirusi.

“Në Thirrjen publike të publikuar, u paraqitën 14 propozime, 13 prej të cilave plotësonin kushtin, ndërsa dokumentacioni i një organizate ishte i paplotë dhe u kërkua plotësimi. Pas ndryshimit, komisioni vendosi t’i miratojë mjetet financiare për të gjitha organizatat”, shpjegoi anëtari i Komisionit, Zorica Milliq.



Related posts