Rastet e reja sot, këto janë komunat e prekura më së shumti

loading...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga  419 mostra të marra nga Klinika Infektive, 203 prej tyre janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, duke e rritur numrin e të infektuarve në total në 4,715 raste.

Sipas këtij njoftimi, komuna më e prekur edhe sot është ajo e Prishtinës, me 75 raste të konfirmuara.

kurse këto janë komunat e prekura: komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.

Po ashtu, sot janë shëruar edhe 71 pacientë, duke e rritur në total numrin e të shëruarve në 2,227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,387.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *