Reali 8 tituj më shumë se Barcelona

loading...

Real Madridi është shpallur kampion i La Ligas për sezonin 2019/2020, pas fitores me rezultat 3-1, ndaj Villarrealit një xhiro para përfundimit të kampionatit.

Ky është titulli i 34-të në histori të klubit mbretërorë në La Liga.

Los Blancos, pas fitimit të këtij titulli e kanë ngritur ende më shumë rekordin e triumfeve në La Liga.

Madrilenët i lëjnë mbrapa Barcelonën me 26 tituj të La Ligës.

Barcelona ishte shpallur kampion i Spanjës në sezonin e kaluar, por këtë sezon s’ ia arriti ta mbroj atë.

Reali tani e lë mbrapa Barcelonën me 8 tituj më shumë të La Ligas.

Triumfi i fundit i madrilenëve në La Liga ishte në sezonin 2016/2017, në krye me Zinedin Zidanen, i cili është edhe në këtë vit trajner i Realit.

Kujtojmë se Reali mban edhe rekordin për numrin e trofeve në Ligën e Kampionëve që e ka fituar 13 herë deri më tash më shumë se secila skuadër europiane.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *