Reali po e mposht Villarrealin me golin e Benzemas (VIDEO)


loading...

Në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Hoti me anë të një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se njohja reciproke dhe normalizimi i raporteve janë qëllimi përfundimtar i këtij procesi.

Hoti gjithashtu është shprehur se kërkesa nga ana jonë për temat që do trajohen ishin personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike.

“Pas 20 muajsh, sot e rifilluam procesin e dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Njohja reciproke dhe normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve janë parimet bazë dhe qëllimi përfundimtar i këtij procesi. Me kërkesën tonë, dy temat e takimit të parë ishin personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike,” është shprehur Hoti.

Tek ekonomia sipas Hotit përfshihen kompensimi i dëmeve të luftës, kursimet në banka, pagat e punëtorëve të larguar nga puna dhe çështje që do diskutohen në të ardhmen.

“Për ne tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të luftës, suksesioni, borxhi shtetërorë, pensionet, kursimet në banka, pagat e humbura të punëtorëve të larguara nga puna, dëmtimet e pronës private dhe çështje të tjera që do të vazhdojnë të diskutohen në takimet e ardhshme. Jemi të vendosur që çështja e të pagjeturve të mbyllet sa më shpejt, derisa ndjejmë obligim moral ndaj familjeve të tyre,” ka shtuar tutje Hoti.

Hoti gjithashtu ka theksuar se me mbështetjen e miqëve do arrihet qëllimi derisa sipas tij ky është në interes të Kosovës dhe Serbisë, në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Vuçiq tregon çka u bisedua në takimin me Hotin

The post Djali i viktimës së COVID-19: Nëna më vdiq sot e unë sot e mora vesh që ka qenë e infektuar – VIDEO appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *