Reiden, Luzern: Humb jetën në vendin e punës 32 vjeçari nga Klina


loading...

Familjarët janë njoftuar se vëllai i tyre në Zvicër ishte aksidentuar në vendin e punës duke pastruar kazanët e preparateve kimike në fabrikë

E Shtunë, 17 Tetor 2020 – 16:02
albinfo.ch

(KEYSTONE/Georgios Kefalas)

Gjatë pasditës së djeshme ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e punës 32-vjeçari nga Kosova, V.A .

Familjarët janë njoftuar se vëllai i tyre në Zvicër ishte aksidentuar në vendin e punës duke pastruar kazanët e preparateve kimike në fabrikë.

“Na kanë njoftuar se vëllai ishte ngufatur nga gazrat por s’ kemi detaje tjera dhe po presin rezultatet e obduksionit”, ka thënë për albinfo.ch Avdyl Avdylaj nga Zabërgja e Klinës.

ngjarja ka ndodhur në Reiden, Kantoni i Luzernit.

I ndjeri kishte migruar në Zvicër nga viti 2002. V.A. ka lënë üpas bashkëshorten dhe një fëmijë.



loading...