Rënia në peshë e bebes së posalindur
Disa nëna të reja të cilat e ushqejnë beben me qumësht gjiri, bëhen merak kur e marrin vesh se bebja ka rënë në peshë disa ditë pas lindjes shkruan Poliklinika “Dr.Memli”, raporton Gazeta Shëndeti.
Ato fillojnë të mendojnë se mos ndoshta nuk kanë qumësht të mjaftueshëm.
Kjo nuk është e vërtetë!
Nuk do të thotë se nuk keni qumësht gjiri të mjaftueshëm, prandaj mos vendosni që ta ushqeni me qumësht artificial pa u konsultuar detalisht me mjekun tuaj!
Në ditët e para pas lindjes është normale që bebja të humb 5-10% të peshës që kishte në lindje. Shumica e bebeve e rifitojnë peshën shpejt dhe nuk ka vend për brengosje!/Poliklinika Dr.Memli