Reshjet e shiut bllokojnë udhët regjionale Drenas-Obiliq-Prishtinë

loading...


Komuna e Drenasit ka njoftuar se udha regjionale Drenas-Obiliq është e bllokuar.

Sipas komunës, bllokimi i kësaj rruge është bërë për shkak të reshjeve të shumta.

“udha regjionale Drenas-Obiliq, tek lagja Morina në Çikatovë të Vjetër në drejtim të “Guri i Plakës” është e bllokuar nga uji, ndaj lusim qytetarët që t’i shmangën kësaj rruge dhe të përdorin rrugë të tjera alternative. Po ashtu edhe udha regjionale Drenas-Prishtinë, përkatësisht pranë trafo-stacionit të KEDS-it, udha është përkohësisht e bllokuar e po ashtu edhe shtëpitë e banimit janë vërshuar nga uji”, thuhet në njoftim. 

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *