Rezultati i Podujevës “rimëkëmb” raportet LDK- PDK

loading...


Pas shumë kundërshtimesh për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, sot tha se partia e tij do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për miratimin e këtij Projektligji.

“Sot kemi debatuar si ta ndihmojmë vendin. PDK do të iniciojë një seance të jashtëzakonshme sa i takon Projektligjit ku mendojmë se edhe partitë tjera duhet ta votojnë. Propozimet tona janë amendamentuar në komisionin parlamentar dhe kanë mbështetjen e PDK-së“, ka thënë Hoxhaj në konferencë për media.

Këtë iniciativë të PDK-së e ka mbështetur partneri i koalicionit të Qeverisë Hoti, AAK-ja.

Kryetari i kësaj partie,  Ramush Haradinaj, ka mirëpritur dakordimin e partive politike për ta votuar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

“Pas një vonese të gjatë, mirëpres dakordimin e forcave politike për votimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi,” ka shkruar Haradinaj.

Paralajmërimin e PDK-së disa analistë politikë në vend e kanë parë si përafrim politik me Qeverinë Hoti për t’i shmangur zgjedhjet, ndërsa të tjerë e kanë parë si vendim në dobi të interesit nacional.

Bashkim forcash për t’i shmangur zgjedhjet

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka vlerësuar se votimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike është hapi i parë për një përafrim të PDK-së me Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

“Janë pjekur kushtet tek PDK-ja, LDK-ja dhe disa partnerë të tjerë që të gjendet një zgjidhje pasi kështu Qeveria Hoti s’ po mundet të funksionojë. Është momenti që të arrihet një pajtim minimal, Nëse ka pajtim për presidentin është mirë të bëhet publik tash për t’u tejkaluar kriza”, ka thënë ai.

Maliqi ka theksuar se duke i parë rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të Podujevës, partitë duhet të kalkulojnë Nëse u konvenon të shkojnë në zgjedhje të reja.

“Një zgjidhje e përkohshme duhet të sigurohet, dhe më vonë të shihet a krijohen kushtet për zgjedhje të reja. Besoj me rezultatet në Podujevë të gjithë e kanë të qartë dhe mund të ndodhë një skenar Nëse jo i njëjtë, atëherë i përafërt dhe secila parti e kalkulon Nëse ka interes për të shkuar në zgjedhje, ku munden me kalu edhe ma keq”, ka thënë ai.

Zgjedhjet në Podujevë janë mbajtur të dielën, Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka fituar zgjedhjet në këtë komunë në rundin e parë. Sipas rezultateve që priten të publikohen nga KQZ, Bulliqi ka fituar 51.6 për qind.

PDK-ja dhe synimet për postin e presidentit

Ramush Tahiri, analist politik në Kosovë, e ka vlerësuar si hap në dobi të interesit shtetëror paralajmërimin e PDK-së për të votuar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Sipas tij, ky vendim do të ndikojë pozitivisht për PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.

“Mirë është që Kosova po e kalon krizën pasi vendet e tjera i kanë bërë deri më tani paketat e rimëkëmbjes dhe ne jemi duke shkuar me vendime ad-hoc. Kjo flet se për interesa të shtetit bëhen bashkë pozitë dhe opozitë dhe kjo ndikon tek PDK-ja në zgjedhjet e ardhshme, pasi dallon interesi shtetëror dhe interesi partiak”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Sipas tij, PDK-ja si parti s’ e ka interesin për t’u bërë pjesë e Qeverisë Hoti, por ka synime për postin e presidentit.

“Unë s’ mendoj që do të jetë pjesë e Qeverisë, por janë të interesuar për postin e presidentit, e posti i presidentit është një benifit i mjaftueshëm për PDK-në Nëse ia japin partnerët e koalicionit. Nëse PDK-ja arrin marrëveshje jo vetëm me LDK-në por edhe me Aleancën, atëherë zgjidhet presidenti dhe Qeveria e vazhdon mandatin deri në fund”, ka thënë ai.

Tutje Tahiri ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë s’ kanë pasur ndikim që PDK-ja të ndryshojë vendimin e saj për Ligjin vetëm për t’i shmangur ato.

“Rezultati i zgjedhjeve në Podujevë e shpreh gjendjen në këtë komunë por edhe gjendjen e përgjithshme pasi ka një mllef ndaj qeverisjes së deritashme. s’ e di a është votë pro LVV-së apo kundër qeverisjes së deritanishme, por s’ ka ndikim në PDK-në ky votim”, ka theksuar ai.

Në Kosovë, Presidenca vazhdon të udhëhiqet nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, kjo pasi që ish-presidenti Hashim Thaçi ka thënë dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

deri më tani kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për këtë post, përderisa LDK-ja ka insistuar për një marrëveshje politike për këtë çështje.

ndërsa sot ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj tha që kjo parti s’ ka asnjë votë për presidentin që s’ vjen nga PDK-ja.

 ‘Tentativat’ për të votuar Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike

Kuvendi i Kosovës në tetor të këtij viti me 64 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim e ka votuar në parim i Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID – 19 pas gjashtë tentimeve.

Por, më 11 nëntor Kuvendi ka tentuar të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të votuar në lexim këtë Projektligj i cili s’ kishte arritur të ketë kuorumin as për ta filluar seancën.

akoma pa filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, ishte mbyllur nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani shkaku i mungesës së kuorumit.

Ndryshe, koalicioni qeveritar i Kosovës ka dështuar të jetë vendimmarrës në Kuvend, pasi gati në të gjitha seancat plenare s’ po arrijnë që t’i grumbullojnë të gjithë deputetët që votuan për formimin e Qeverisë.

Kallxo.com ka shkruar se në mungesë të deputetëve të pozitës, në këtë sesion vjeshtor Kuvendi s’ ka miratuar asnjë ligj, me përjashtim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Interesat e partnerëve të koalicionit, e mbajnë qeverinë nën presionin e zgjedhjeve



Related posts