Rigjykimi i ish-kryetarit të akuzuar të Kllokotit drejt fundit

loading...


Sasha Mirkoviq, ish-kryetar i Komunës së Kllokotit, tani nënkryetar, dhe Elbasan Alidema, Beqir Selimi, Nebahate Pira dhe Strahinja Steviq, janë ulur në bankën e të akuzuarve për t`u ballafaquar me aktakuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Aktakuza ka të bëjë me një tender për pajisjen me inventar të Komunës së Kllokotit. Seanca e sotme ishte e fundit, ku u dha edhe fjala përfundimtare.

Duke dhënë fjalën përfundimtare, prokurori i Shtetit Arben Kadriu tha se e ka përgaditur me shkrim fjalën e tijë.

“Konsideroj se gjatë procedurës paraprake dhe shqyrtimeve gjyqësor është vërtetuar fajësia e të akuzuarve. Konsideroj gjithashtu se aktakuza është e mbështetur në ligj dhe se është provuar se të akuzuarit e kanë kryer vepren penale me të cilën akuzohen. Është vërtetuar gjithashtu se invertari në Komunë është sjellur tek pasi ka filluar procedura penale. Gjykates i propozoi që të akuzuarit ti shpallë fajtorë dhe t`i dënoj sipas ligjit”, tha prokurori Kadriu, duke elaboruar shkurtimisht fjalën e tij përfundimtare.

Tutje në seancë, përfaqësuesi i Komunës së Kllokotit si palë e dëmtuar (në aktakuzë), tha se s’ i bashkangjitet ndjekjes penale, pasi siq tha ai për ta është me rëndësi që “invertari ka arritur dhe gjindet në objektin e Komunës”.

Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre, kërkuan nga Gjykata qe të lirohen nga akuzat pasi thanë se s’ janë fajtorë për akuzat që atyre u vihen në barrë.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari Sasha Mirkoviq në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kllokotit ka keqpërdorur pozitën e tij, pasi e ka ditur se inventari i destinuar për objektin e Komunës s’ ka arritur në objekt të Komunës dhe në mënyrë kundërligjore ka formuar komisionin komunal për pranim të atij inventari.

Tutje i akuzuari ka tubuar anëtarët e komisionit dhe i ka detyruar të hartojnë një raport kinse inventari ka arritur në Komunë.

ndërsa Zeqir Selimi, Nebahate Pira dhe Strahinja Steviq akuzohen se kanë keqpërdorur pozitën, apo autoritetin e tyre zyrtar, duke hartuar një raport që kinse inventari i destinuar ka arritur në objektin e Komunës edhe pse e kanë ditur se porosia e njëjtë s’ ka arritur aspak.

Prokuroria e Gjilanit akuzon edhe Elbasan Alidemën.

Sipas aktakuzës, Alidema ka keqpërdorur pozitën e tij duke qenë pronar i kompanisë “Metali”, edhe pse s’ e ka dërguar aspak inventarin në Komunë ka përpiluar faturë kinse në tërësi është përmbushur kontrata.

Aktakuza sqaron se Ministria e Pushtetit Lokal të akuzuarit Alidema i kishte paguar shumën prej 29,330 euro.

Kujtojmë se të akuzuarit ishin liruar nga akuzat por rasti është kthyer në rigjykim nga Apeli më 18.10.2019 për shkak të shkeljeve procedurale.

Shpallja e vendimit për këtë rast do të bëhet më 01 dhjetor.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast – LINK 



Related posts