Rikrijimi dhe shuarja e rockut në ‘Qytetin e Minatorëve’

loading...

Përderisa në vitet e 60-ta në Liverpool, grupi “The Beatles” kishte lëshuar rrënjët e muzikës rock, shtatë vite më vonë, në vitin 1967, grupi “FAN” në Mitrovicë kishte filluar të influencojë qytetin e minatorëve me një rrymë të re muzikore.

Me fillin e këtij grupi, për shumë vite me radhë Mitrovica u shndërrua në një vatër të rockut ku përveç repertorit të huaj u krijuan shumë këngë autentike, të cilat edhe sot vazhdojnë të bëhen remake nga artistët e rinj.

Nga një “shtëpi” e grupeve të famshme të rockut në Kosovë, këtë zhanër muzikor në Mitrovicë tashmë e mban gjallë vetëm një grup aktiv “Jutbina” dhe shkolla e rockut “Mitrovica Rock School”.

 

Lekë Shala, vokalist i Jutbina Band, grupit të vetëm muzikor aktiv në Mitrovicë, tha se ndryshe nga rocku klasik mitrovicas i periudhës së artë të rockut, grupi i tij ka inkuadruar edhe stile të reja si hop-hopin e post punk brenda stilit të tyre.

Edhe pse ka vetëm katër vite që nga themelimi i Jutbina Band, anëtarët e grupit kanë arritur të sjellin rock që trajton tema sociale, tema të përditshme, politike dhe të sjellin një frymë të re  të rockut në Kosovë.

“Ne e kemi çasjen tonë si secili bend, po na e kemi një çasje ndryshe  për shembull e kemi një këngë  me emrin “Miza” ose HIV pozitiv HIV negativ. Mundohemi të ofrojmë tema të përditshme, që i dëgjojmë çdo ditë,  por i kthejmë në kreativitet i paraqesim më interesant për publikun. Mesazh social kryesisht , jo diçka veç me u anku po me marr edhe të mirën edhe të keqen edhe me lidh në një hajgare, e me kthy në kreativitet”, tha 21 vjeçari.

Sipas tij Mitrovica ka nevojë për një grup që shpreh revoltë ndaj stigmatizimit, por sipas Shalës jo çdo herë njerëzit kanë dëshirë të dëgjojnë veç ankesa dhe të lodhen nga transmetimi i anës së keqe.

“Unë jam pro asaj që ata të keqen mundesh me paraqit me ironi për shembull si kjo puna e Labinot Tahirit me fjalën “s’ka virus”, edhe tash njerzit e marrin e kthejnë në bit, bëjnë hajgare me atë edhe pse kur e dëgjon është diçka shumë shokuese”, tha Shala.

Sipas tij ironizimi i të keqes me anë të muzikës e transmeton protestën ndaj këtyre dukurive dhe se  fokusi i këngëve të tyre është të luajnë me mentalitetin, të thehet mendësia.

Mitrovica Rock School (MRS) është shkolla e dytë e rockut në Ballkan e formuar si projekt i Musicians Without Borders dhe Community Building Mitrovica, e cila i bashkon rockdashësit e të gjitha komuniteteve  e krijuar në vitin 2008 me qëllim që me anë të muzikës të kapërcehen ndarjet etnike mes të rinjëve.

Kjo shkollë brenda një viti përafërsisht ka 100-120 studentë që ndjekin mësimin. Nga gushti 2008 deri më sot mbi 1 mijë 300 të rinjë kanë marrë pjesë në MRS. kurse, deri më tash shkolla ka pasur 49 bende etnikisht të përziera, prej tyre 24 cover bende dhe  25 bende origjinale. Shkolla ofron mësime në instrumente të ndryshme: gitare, bass gitare, tupana, piano, vokal  dhe ushtrime me bend.

Ekipi i “Mitrovica Rock School” tha për KALLXO.com se interesimi dhe pjesëmarrja e të rinjëve në shkollë është i ngjashëm edhe nga Mitovica e Veriut dhe ajo e Jugut.

“Që nga themelimi i saj Mitrovica Rock School me anë të muzikës ka arritur t’i sjellë së bashku të rinjët nga jugu dhe veriu i Mitrovicës me anë të programit të bendëve etnikisht të përziera, ku përfshihen aktiviteteve me studentë nga jugu dhe veriu e siç janë: ushtrimet me bende të përziera, javët e trajnimit për bende të përziera si dhe punëtoritë e përziera”, tha ekipi i shkollës.

 

Lekë Shala, njëherazi edhe student i kësaj shkolle tha se jo rastësisht është formuar kjo shkollë në Mitrovicë. Por, përse janë disa nga muzikantët dhe profesorët më të njohur si Edon Ramadani, Erhan Bulka, Nesim Maxhuni që e kanë prejardhjen prej Mitrovicës dhe që kanë intervenuar, e lobuar që me sjell shkollën në Mitrovicë.

Tutje, Shala autor i albumit Xhungël Urbane në lidhje me sa zbehjen e rockut në Mitrovicë tha se