Rini e Përhershme me Ushqimet e Pasura me Kolagjen

loading...


Kolagjeni është një proteinë që trupi e prodhon natyralisht. Ajo është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe gjallërisë së lëkurës.

Përbërësi kolagjen gjendet në çdo organ të trupit, përfshirë kocka, lëkurë, ligamente dhe kërce.

Kolagjeni bashkëpunon me proteinën elastinë për të ruajtur elasticitetin e indeve.

Ai ka nevojë për shumë aminoacide, ndërkohë që inflamacioni ka aftësinë ta shkatërrojë.

Fibrat e kolagjenit përfitojnë shumë nga dy aminoacide: lysina dhe prolina por edhe nga ushqyes të tjetër siç është vitamina C.

Kolagjeni gjendet poshtë shtresës së jashtme të lëkurës. Ai është baza e indeve lidhorë që mbështesin të gjithë strukturën e lëkurës, ndaj është esencial për një lëkurë rinore.

Me kalimin e moshës, trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, ndërkohë që lëkura hollohet duke i çelur rrugën rrudhave.

Dielli, ndotja, radilalet e lira dhe duhanpirja, janë gjithashtu përgjegjës për rënien e sasisë së prodhuar të kolagjenit.

Trupi prodhon vazhdimisht kolagjen për të riparuar dëmet, por pas moshës 35-40 vjeçare, prodhimi dhe cilësia e tij zbehet.

Lajmi i mirë është se, përveç trajtimeve kozmetike, ushqimi është një tjetër burim i pasur me kolagjen.

Më poshtë do të gjeni listën e ushqimeve të pasura me kolagjen të sugjeruara nga AgroWeb.org.

specialistët thonë se prodhimi i kolagjenit është në varësi të nivelit të përshtatshëm të aminoacideve, 9 prej të cilave s’ prodhohen nga trupi dhe duhen marrë nëpërmjet ushqyerjes.

Burimet shtazore siç janë shpendët, peshku, djathi, qumështi dhe vezët arrijnë të plotësojnë kërkesën për nëntë aminoacide.

Antocianidina

Frutat e pasura me bioflavonoidinë dhe antocianidinë mbështesin indet lidhore dhe fibrën e kolagjenit.

Ato gjenden në ushqimet me ngjyrë të kuqe ose vjollcë siç janë qershitë, manaferrat dhe boronicat e kuqe.

Antocianidina rrit nivelet e vitaminës C në qeliza, mbron kundër dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira dhe parandalon shkatërrimin e kolagjenit në lëkurë.

Ushqyesit e nevojshëm

Vitamina C dhe bakri janë të rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit dhe riparimin e indeve.

Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C siç janë kivi, brokoli, sallata e ujit, portokalli, speci, pjepri dhe lulerradhiqe.

10 ushqimet më të mira që përmirësojnë kolagjenin në lëkurë në mënyrë natyrale

Lakra
Produktet e sojës
Frutat dhe perimet e kuqe
Fasulet
Karrotat
Arrat dhe farat e linit
Ullinjtë e zinj ose jeshilë
Limonët dhe portokallet
Avokado
Mishi i gjeldetit

Sigurohuni që këto ushqime të jenë pjesë e dietës suaj për një lëkurë rinore!/AgroWeb.org

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *