Thu. Jul 7th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Kur s’ ndiheni mirë, trupi iu dërgon sinjale. Disponimi jo i mirë për një periudhë të gjatë, është i vërejshëm edhe fizikisht. Të gjitha këto shkaktojnë një disbalancë hormonal. Hormonet kanë një rol kyç në (pa) lumturinë e njeriut e në humor.  Niveli i ulët i ndonjë hormoni, manifestohet në shumë mënyra.

Në qoftë se trupi juaj kërkon shumë sheqer, mund të ndodh që keni nivel të ulët të serotoninës. Këto ushqime e rrisin këtë hormon, disponimi juaj ngritet dhe ju ndiheni më mirë. Por kjo ‘lumturi’ zgjatë për një periudhë të shkurtër dhe ky hormon i lumturisë reduktohet e ju sërish do ndjeni nevojën e këtyre produkteve.

Mungesa e dopaminës në anën tjetër mund të bëjë që të shtoni peshë. Përveç faktit që ju hani ushqime të sheqerosura e ta pashëndetshme, ju edhe mund të hani tërë kohës. Kjo gjë ndodh për shkak që mundoheni të kompenzohnmi nivelin e këtij hormoni, duke ngrënë.

Tek gratë që kanë nivel të ulët të estrogjenit, ka mundësi që të kenë edhe dhimbje apo shtrëngime në gjoks.

dhembjet e kokës në anën tjetër ndodhin për shkak të mungesës së progesteronit, një hormon tjetër që ndikon në disponim. Kjo dhimbje mund të manifestohet në formë të migrenës apo hemicranisë.

Një shenjë tjetër e mungesës së hormonit të seroteninës, është insomnia. Niveli i ulët i këtij hormoni, shkakton probleme me gjumë dhe ndërrim të humorit. /Familja Jone

[ad_2]

You cannot copy content of this page